|
KAPITULLI
I PARE
PREDIKIME
RRETH UNGJIJVE TE SE DIELAVE
FILLIMI I INDIKTIT (LLUKA 4, 16-22)
VITI LITURGJIK KISHTAR
Vellezer
dhe motra me Krishtin!
Kisha jone Orthodhokse kremton fillimin e Indiktit ose me fjale te tjera fillimin e
vitit te ri kishtar. Viti Liturgjk kishtar fillon me 1 shtator dhe mbaron me
31 gusht te vitit qe vjen. Qellimi i vitit kishtar eshte
qe tu kujtoje besimtareve mesimet e Ungjillit dhe ngjarjet kryesore te Historise se Krishterimit. - perse valle na duhet te kujtojme vit pas
viti te njenjtat ngjarje dhe te njenjtet shenjtore? Kjo behet, sepse cdo
e kremte e vitit kishtar aktualizon ngjarjen qe perkujtohet. Ne jo vetem i kujtojme ngjarjet e se kaluares, por i perjetojme ato. Gjate vitit kishtar
jemi te thirrur te rijetojme tere jeten e Krishtit, qe nga Ungjillezimi
dhe Krishtlindja e deri tek Pesimet dhe Ngjallja. Ne ecim bashke me Krishtin neper rruget e Judese duke degjuar mesimet e Tij, behemi deshmitare te
mrekullive te Tij, vuajme bashke me te gjate pesimeve dhe festojme me gezim ne diten e Ngjalljes. Keshtu viti liturgjik behet mjeti me i fuqishem i kishes, per t'u takuar balle per balle me Krishtin, duke e njohur ate me gjithe madheshtine e Tij. Kisha orthodhokse ka kalendarin e saj per
llogaritjen e kohes. Permes ketij kalendari i drejton besimtaret ne ciklin
e lutjeve dhe te perkujtimit te shenjtit qe cakton viti liturgjik kishtar.
Vitin
kishtar mund ta mendojme si nje pamje te sherbesave dhe te te kremteve gjate nje cikli prej 365 ditesh, nga shtatori deri ne fund te gushtit. Qellimi
i vitit kishtar eshte t’u kujtoje besimtareve mesimin e Ungjillit dhe
ngjarjet kryesore te historise se krishtere ne rrjedhen e percaktuar.
Gjithashtu viti liturgjik kishtar ka per qellim te orientoje lutjen dhe te ndikoje ne jeten tone. Viti liturgjik i kishes orthodhokse eshte nje
predikim mbi misterin e dashurise hyjnore. Ne vitin liturgjik kishtar jemi
thirrur te kujtojme tere jeten e Krishtit. Nepermjet te kremteve ne
nxitemi te bashkojme veten tone me Krishtin ne lindjen e tij, vuajtjen dhe
triumfin e tij. Viti liturgjik perfshin gjithashtu edhe ciklin e festave
te shenjtoreve. Te jetosh te kremten e nje shenjti perjeton nje
hir dhe bekim te vecante. Te kremtet e Zotit tone, te cilat ne nje menyre te mistershme perserisin ngjarjet e jetes se tij, po keshtu edhe te
kremtet e shenjtoreve e bejne jeten, e
tyre te mistershme.
Misteret e kishes perjetohen. Besimtari brenda mistereve te kishes
dhe ne menyre te vecante me Liturgjine Hyjnore jeton pertej kohes dhe nepermjet
saj ai pret jeten e perjeteshme. Per shembull: Lindja e Krishtit,
Rrethprerja e Tij, Pagezimi i Tij, Ngjallja etj, jane per te krishterin
ngjarje qe ai i jeton si te pranishme ne cdo kohe.
Prandaj edhe kisha jone perdor te kremtet
liturgjike, domethene pergjate sherbesave ne sinaksarin e dites thuhet:
sot Krishti lindet, sot Krishti pagezohet, sot Krishti ngjallet etj. Te gjitha keto ngjarje qe kremton Kisha kane karakter mbikohor. Nje mije vjet jane
si nje dite e vetme. Krishti qendron i pandrysuar ne kohe. Kuptimi i kohes kapercehet vetem me perjetesine, mjafton qe brenda eshte vetem dashuria
e Perendise.
Ne Ungjillin e dites tregohet se Jisui duke u kthyer ne Nazaret, hyn ne sinagoge. Menjehere i dhane te lexonte librin e profetit Isaia ku thuhej:"
Fryma e Zotit eshte mbi mua, sepse ai me vajosi per te ungjillezuar te varferit; ai me dergoi per te sheruar ata qe kane zemer te thyer, per te shpallur clirimin e te burgosurve dhe kthimin e te parit te verberve, per te cliruar te shtypurit dhe per te predikuar vitin e pranueshem te Zotit". Vellezer! Keto vargje jane aktuale edhe ne kohen tone. Krishti ne cdo
fillim te vitit liturgjik kishtar na perserit te njenjtat fjale. Nese duam qe ta fillojme mbare kete vit te ri kishtar duhet te bashkohemi me
Krishtin dhe te duam njeri-tjetrin ashtu sic na do ne Perendia.
|